Doshi dhe Frroku janë përballur sot në Gjykatën e Tiranës për ndërtimin pa leje

394
Sigal

Deputeti socialist Tom Doshi ka dëshmuar sot në gjyqin ndaj ish-kolegut të tij të  arrestuar, Mark Frrokut.

Doshi dhe Frroku janë përballur sot në Gjykatën e Tiranës për ndërtimin pa leje.

Doshi tha ne Gjykatë se “kam pasur kontratë shit-blerjeje me Frrokun. Nuk kishte asnjë shtesë pa leje kur e rishita dhe rimora ndërtesën. Nuk e di për çfarë ndërtimi pa leje e ka Prokurori, i ka kontratat”

Deputeti Tom Doshi ka shkëmbyer edhe batutë me Prokurorin, pasi i thirri gabimisht deputetit ‘i pandehur’.