“Doshi”, Berisha: Nuk jam thirrur në prokurori, Meta perdor postin

419
Sigal

Pavarësisht njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, ish kryeministri Sali Berisha thotë se nuk është thirrur për të dëshmuar për çështjen e deputetit, Tom Doshi, për atentatin e dyshuar ndaj tij. Pasi vizitoi ekspozitën për nder të Adem Jasharit, Berisha tha se nëse do të thirrej nga prokuroria për të dëshmuar ai do të shkonte pasi është njeri që respeton ligjin.
 
Së pari, më ljeni pak të komentoj, sot ndoqa në media që u paraqiten në prokurori njëri pas tjetrit ata që fshehën krimin dhe bllokuan hetimin për 6 muaj me radhë. Mendoj së pari, se paraqitja tek Prokurori i Përgjithshëm i të akuzuarit kryesor, Ilir Metës në cilësinë si Kryetarit të  Parlamentit dëshmon papërgjeshmërinë dhe frikën e tij të tmmershme për skenarin dhe përdor postin për të mbroijtur aktin makabër. Paraqitja e Edi Ramës pasi iu tha shqiptarëve se nuk ka hetim se atë e ka mbyllus Saimir Tahiri, Rama shkoi t’iu komunikojë prokurorëve se Tahiri ka mbyllur hetimin e ju nuk keni se çfarë të hetoni. Ilir Meta sapo doli nga prokuroria harroi Shkëlzenin, dje iu tha shqiptarëve është ai që ka filmuar videon e Dritan Priftit. Sot vazhdoi marrëzinë e tij për të shitur Tom Doshin si deputet të PD. Ky dritë shkurtër dhe qesharak beson se do bind njerëzir që kjo akuzë, se Tom Doshi është konvertuar në demokrat, se Tom Doshi këtë akuzë po e bën si deputet i PD. Rama nga prokuroria ia mbathi e shkoi tek Saimir Tahiri“, deklaroi Berisha.

A do paraqiteni në prokurori zoti Berisha?
Dje mediat e kontrolluara nga qeveria kanë hapur rëndom këtë lajm. Berisha nuk ka asnjë ftesë nga Prokuroria, pavarësisht nga kjo, në çdo rast që prokuroria do thërrasë Sali Berishën, unë do paraqitem se këtë e kërkon ligji e unë jam njeri i ligjit. Ky është një hetim i domosdoshëm për vendin, unë siç e dini jam ndër më të parët që e kam denoncuar, se flitet për këtë histori. Unë e kam marrë vesh fillimisht për Doshin, shumë shumë vonë e kam marrë vesh variantin e vërtetë.  
   
Kryeministri Rama dje ka deklaruar se opozita po bëhet zëri i skutave me të errëta…
Zoti Edvin apo shoku Edvin kur ndodhi skandali i spitalit, tha kjo është një fortunë në gotë uji. Kur ndodhi skandali i Riformatos tha këto janë mushkonja, ka një mënyrë origjinale të perceptimit të realiteti. Kur ndodhi Major Feka dhe kjo furtunë në gotë uji, kësaj here e harroi gotën e shkoi tek tenovela…. Duket se ai i ndjek tenenovelat.