Doris Pack: Hahn dhe Mogherini mbyllën sytë për korrupsionin gjigant të qeverisë

462
Sigal

Doris Pack: Hahn dhe Mogherini mbyllën sytë, në Shqipëri korrupsioni është gjigant

Një ditë pas rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë reagon edhe ish-eurodeputetja Doris Pack, e cila shkruan se Federica Mogherini dhe eurokomisionerin, Johannes Hahn mbyllën sytë para situatës alarmante në Shqipëri.

Doris Pack: Fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushtetuese! Korrupsion gjigant, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi më i rëndësishëm “agrar” është kanabis. Edhe Presidenti ka ngritur zërin për të gjitha këto.