Dorëzimi i dëshmitarit të drejtësisë, akt kriminal i Edi Ramës për llogari të mafias

529
Sigal

“Kemi kërkuar për rikthimin e normalitetit politik në vend, për rikthimin e parlamentarizmit në vend, asgjë më shumë se sa na ofron Kushtetuta e vendit, gjykatat e vendit, standardi i praktikuar tashmë në Shqipëri. Dhe s’mund të pranojmë asgjë më pak.”

Kështu ka deklaruar kreu i Partisë demokratike i pyetur nëse do ta pranonte ofertën e Kryeministrit Rama për të bashkëpunuar me maxhorancën.
Gjithashtu Basha përmendi disa nga pikat që ata kërkojnë për rikthimin e parlamentarizmit normal në vend.

 “Kërkojmë ndjesë publike për mos zbatimin vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatohen menjëherë. Kërkojmë ndjesë publike për dhunën kryeministrore kundër opozitës. Kërkojmë ngritjen e një instrumenti për largimin e të inkriminuarve në Parlament dhe të ndalojmë futjen e tyre në të ardhmen.”- tha Basha.

Sipas tij Kryeministri Rama ka jo një javë, por 8 javë që i bën bisht përgjegjësisë dhe i bën bisht përgjigjes duke shtuar e jemi ne që presim përgjigje nga ai dhe jo e kundërta.
 
Fjala e plotë e Bashës, pas pyetjes – A do të pranoni ofertën e Kryeministrit Rama për të bashkëpunuar me maxhorancën?
Kemi kërkuar për rikthimin e normalitetit politik në vend, për rikthimin e parlamentarizmit në vend, asgjë më shumë se sa na ofron Kushtetuta e vendit, gjykatat e vendit, standardi i praktikuar tashmë në Shqipëri. Dhe smund të pranojmë asgjë më pak. Kërkohet një ndjesë publike për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit, por në veçanti për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhe zbatimi i tyre i menjëhershëm pa debat, pa diskutim. Kërkohet një ndjesë publike për përgjegjësitë kryeministrore, për dhunën e organizuar, siç e pa çdo shqiptar në Kuvend nga ai, përmes strukturës së dhunës të sjellë aty nga ai kundër opozitës. Kërkojmë ngritjen e një instrumenti i cili do të nxjerrë jashtë Kuvendit të inkriminuarit, njerëzit e dënuar për trafiqe e vrasje, dhe që do të parandalojë futjen e tyre në Parlament në të ardhmen. Kërkesat tona janë të qarta, janë publike. Kryeministri, ka jo një javë, por 8 javë që i bën bisht përgjegjësisë dhe i bën bisht përgjigjes. Jemi ne që presim përgjigje nga ai. Dhe jo e kundërta.