Dorëhiqen 3 ministra sllovenë, për tenderin e hekurudhës 2 herë më të shtrenjtë

352
Sigal

Jure Leben, ministër i Mjedisit në Slloveni, është i treti që dorëhiqet brenda pak javësh për shkak të një skandali që ka përfshirë vendin. Bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe që i shërben portit të qytetit Koper, me projektin që kap shifrën e 1.2 miliardë eurove. Investigimi i mediave vendase zbuloi se projekti që u shpall fitues ishte dy herë më i shtrenjtë se projekti i renditur pas tij, ndërkohë që arsyet e shpalljes së fituesit nuk ishin bindëse. Leben ishte sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës, në vitin 2018-të, kur kishte firmosur për projektin.