Dorëheqja/ Idrizi: Haradinaj burrë në luftë e burrë shtetas në paqe

486
Sigal

Kryetari i PDIU-se Shpëtim Idrizi ka reaguar pa vendimit për dorëheqjen nga ana e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Idrizi shkruan se Ramush Haradinaj ishte burrë në luftë dhe burrë shtetas në paqe.

Reagimi i plotë i Shpëtim Idrizit:

Ramush Haradinaj burrë në luftë e burrë shtetas në Paqe…

Luftën e burrave e grave të UÇK-së nuk e tjetërsojnë dot si luftë e Shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci.

Luften e UÇK-së nuk mund ta përdorë askush sot si presion e shantazh për ndarjen e Kosovës, apo heqjen e Taksës me Serbinë deri në njohjen e Kosovës.

Komandant e Kryeministër Ramush Haradinaj, me këtë akt dhe një leksion prej burri shteti për gjithë shtetarët Shqiptarë, që të mos sillen sikur drejtojnë feude Bizantine, por shtete Sovrane.