Dorëheqja e Tahirit, flet kryeministri Edi Rama!

559
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për largimin e “ish kampionit” të tij, dorëheqjen nga mandati I deputetit të Saimir Tahirit.
I ftuar në emisionin Opinion, Rama u shpreh se dorëheqja e Tahirit ishte një akt dinjitoz e se madje ai nuk kishte patur asnjë dijeni për veprimin e ish Ministrit të Brendshëm që tërhoqi këtë të enjte të gjithë vëmendjen publike.
“Akt dinjitoz, në kujtesën time për herë të parë në historinë e Shqipërisë. I respektueshëm plotësisht. Nuk gjykoj asnjë nga ato që thuhen në këtë rast. Jam shprehur qartë këtu e gjashtë muaj më parë, sa i takon Tahirit dhe drejtësisë. A ia kërkova unë? Besoj është humbje kohe që të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, është një akt që flet vetë. Nuk kisha dijeni dhe nuk ia kam kërkuar unë”, u shpreh Rama.
Sigal