Dorëheqja e Haxhinastos, Basha: Shpresë do ketë me largimin e Ramës

484
“Shpresë do kishte me largimin e Edi Ramës”. Kështu e ka komentuar lideri i opozitës Lulzim Basha dorëheqjen e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto. “Shqiptarët po i bashkohen sot një koalicioni që i tejkalon vijat dhe profilet politike, për një ndryshim të vërtetë për ta dhe ky ndryshim fillon me largimin e Edi Ramës dhe jo ndryshimet në qeveri. Një veprim i tillë s’do ta ndryshojë aspak veshjen e krimit me pushtet”, tha Basha i pyetur nga gazetarët “Qeveria është në ditët e saj të fundit”, theksoi ai.
Sigal