Dorëheqja e Haradinajt/ Vokshi: Një akt shtetari i pashembullt

589
Sigal

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, e ka cilësuar një akt shtetari të pashembullt veprimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen nga posti që mbante që të mos bënte pis emrin e Kosovës në Gjykatën e Hagës.

Në reagimin e saj Vokshi thekson se kjo nuk është hera e parë që Haradinaj bën një akt të tillë shtetari, ku zgjedh të shkojë si qytetar para gjykatës dhe jo si kryeministër.

Ja postimi i Vokshit:

Nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si Kryeministër për të shkuar si qytetar i Kosovës në Hagë “siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.”

Në një akt shtetari të pashembullt Haradinaj vuri edhe këtë herë Kosovën mbi cdo gjë:

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme me një multietnicitet, me shumë gjuhësi, me territor e kufij, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik Republika”.

#UnëJamMeRamushHaradinaj