Dorëheqja e Dules/ Tritan Shehu: Parlamenti shkelje flagrante e “betimit” solemn

452
Pas dorëheqjes një ditë më parë të Vangjës Dules nga post ii nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, demokrati Tritan Shehu e ka mbështetur me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Shehu ka theksuar se ky vendim transmeton një shqetësim real për parlamentin, ndërsa aludoi për një shkëputje të Dules nga mazhoranca.
“E mirëkuptoj Z. Vangjel Dule në dorëheqjen e tij si N.Kryetar i Parlamentit. Motivi i këtij vendimi, një motiv politik që transmeton një shqetësim real e të madh për Kuvendin tonë. Me këtë xhest të argumentuar ai jo vetëm rivendos në plan të parë problemin, por siç duket edhe shkëputet nga kjo maxhorancë. Ka plotësisht të drejtë. Fatkeqësisht në Parlamentin tonë po funksionon më e gjerë se kurdoherë dinamika e “Calcio Mercato-s”.”, tha Shehu. Nga ana tjetër, Tritan Shehu theksoi se kjo është një shkelje flagrante e ‘Betimit’ solemn.
“Ose më sakte ajo e Deputeto Mercatos! Tjetërsimi 180 gradësh nga deputetet apo partickat i votës së elektoratit, një fenomen ky larg parimeve të një Parlamenti demokratik e të moralshëm. Shkelje flagrante e “Betimit” solemn. Një zhvillim ky, nga duhen nxjerrë konkluzione solide. Mos spekulohet: Këtu nuk kemi të bëjmë me çështje fetare, por me boshllëqe në konsistencën politike e morale”, shkruan Shehu.
Sigal