Dorëheqja e Arben Isaraj, ish-Drejtori i Transportit Rrugor me aktin e vet dëshmon vlerat dhe standardet e demokracisë

918
Sigal

Drejtori i Transportit Rrugor Arben Isaraj ka dhënë dorëheqjen dje, pas arrestimit të vëllait të tij. Akti i dorëheqjes në mënyrë të vullnetshme tregon qytetari dhe është tregues i emancipimit demokratik të ish-drejtorit Isaraj, që sikurse shkruan në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, për dijeni edhe kryeministrit Rama, e jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij. “Për të mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”- thuhet në letrën drejtuar ministrit Gjiknuri. Kujtojmë se ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, një vit më parë u bë drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sipas pohimit të një deputeti të Djathtë të Vlorës, dorëheqja e drejtorit Arben Isaraj, i ka rritur reputacionin tek njerëzit dhe është një shembull moral që duhet ta kenë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore. Arben Isaraj, edhe pse nuk kishte konflikte interesi të detyrën e dha dorëheqjen, ndërkohë që disa ministra të tjerë, edhe pse me konflikt të pastër interesi, nuk kanë pranuar të dorëhiqen nga posti, në raste analoge.