Donald Tusk rizgjidhet President i Këshillit Evropian

420
Liderët e Bashkimit Evropianë e kanë rizgjedhur Donald Tusk në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.
Tusk e fitoi përkrahjen e liderëve të BE-së përkundër përpjekjeve të Polonisë për të mos lejuar rizgjedhjen e tij.
BBC njofton se Tusk mori 27 vota në favor dhe vetëm 1 kundër.
Ai do të jetë në krye të Këshillit Evropian edhe për një mandat prej dy vite e gjysmë.
Qeveria polake insistoi se Tusk, dikur kryeministër i vendit nga radhët e partisë rivale të qeverisë së tanishme, kishte shkelur mandatin e tij duke i përzier në politikat e brendshme.
Tusk pritet që të luajë një rol të rëndësishëm në negociatat e Britanisë së Madhe për shkëputje nga BE-ja.
Sigal