Donald Lu tek Varrezat e Dëshmorëve, përshëndetje e ngrohtë me Ilir Metën

512
Ambasadori amerikan Donald Lu ka marrë pjesë paraditen e sotme në homazhet për nder të 5 Majit tek Varrezta e Dëshmorëve të Kombit.
Lu është përballur me presidentin Ilir Meta në përfundim të ceremonisë dhe siç duket nga fotot, kanë shkëmbyer një përshëndetje të ngrohtë.
Jo më larg se dje, ambasadori amerikan Lu ka vazhduar serinë e denoncimeve të tij të forta lidhur me sfidat kryesore që e presin Shqipërinë. “Cila është sfida kryesore sot?- tha Lu. – Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.”
Sigal