Donald Lu: Shqipëria ka nevoje për gjykatës dhe politikanë të rinj!

470
Ambasadori amerikan, Donald Lu nuk ka humbur rastin edhe njëherë që të vërë theksin tek nevoja që ka Shqipëria për gjykatës dhe madje edhe politkanë të rinj, më të mirë dhe më të zgjuar, që ti shërbejnë vendit të tyre. “Shumë prej jush duan të bëhen mjek, jurist, arkitekt dhe inxhinierë. Shpresoj që shumë prej jush të futen edhe tek shërbimi publik, si oficerë policie, gjykatës madje edhe politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të mirë dhe më të zgjuar të shërbejnë si vendimarres në të ardhmen, ndodhat në këtë sallë kemi ministrin e ardhshëm të Jashtëm, apo ambasadorin në SHBA” tha ai në një aktivitet ku ishte sëbashku me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, në ceremoninë e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Sigal