Donald Lu: Në Shqipëri duhet të paguash për të marrë drejtësi, populli nuk i beson sistemit

439
Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka shprehur sot mbështetjen për një reformë gjithpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Nga aktiviteti i organizuar për fazën përfundimtare të projektit për sistemin audio në gjykata, Donald Lu nuk i ka kursyer kritikat ndaj organeve të drejtësisë. Lu tha se shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë dhe se në Shqipëri duhet të paguash.

“Populli shqiptar nuk i beson sistemit të drejtësisë. Në Shqipëri duhet të paguash për të marrë drejtësi. Shqipëria meriton sistem drejtësie të ndershëm”, ka thënë ambasadori amerikan. Më tej ai ka deklaruar se në 5 vite USAID ka dhënë 10 mln dollarë për drejtësinë, çka ka qenë një kontribut i madh për sistemin. “Në 5 vite USAID ka dhënë 10 mln dollarë për drejtësinë. 5 vite më parë një çështje donte 9 seanca, sot duhen 3. Mbështesim reformën gjithë-përfshirëse në drejtësi”, ka thënë Lu.
Sigal