Donald Lu: Më shumë kriminelë në burgje, gjykatësit e prokurorët të mos manipulohen

438
Ditën e hënë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu për herë të parë publikisht pohoi që reformës në drejtësi i tremben ministra të korruptuar dhe deputetë kriminelë. Kjo do të thoshte, që reformën në drejtësi, deri tani e zvarritin, pikërisht, këta ministra të korruptuar dhe deputetë kriminelë. Mirëpo, kryeministri po pardje deklaroi që nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në qeveri. Ky qëndrim I kryeministrit ndoshta nuk u prit mirë nga ambasadori amerikan, ndaj dje, sërish në tryezën e diskutimit për reformën ën drejtësi, kësaj here, cilësoi edhe emra të atyre kriminelëve që drejtësia jonë nuk I ka prekur fare. 
Ambasadori Lu: Arben Frroku dhe Shullazi lëvizin të lirshëm, edhe pse kanë kryer krime
Ambasadori Lu deklaroi dje: “Persona të rrezikshëm lëvizin të lirë si Arben Frroku dhe Emiljano Shullazi. Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie, por në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi, ndërsa pritej vendimi. Emiljano Shullazi është një emër i akuzuar për trafik droge. Është akuzuar haptazi nga mediat për trafikim të vazhdueshëm dhe vrasje, por nuk është dërguar para drejtësisë. Persona, si Sokol Mjacaj, që u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar, por u la i lirë dhe pas disa vitesh vrau një çift çek. Reforma të parandalojë që gjykatësit dhe prokurorët të mbrojnë prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë të korruptuar dhe të aftë,- shtoi ambasadori Lu.
Shqipëria, vendi me nivelin më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda
Ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se sipas Komisionit Europian për efikasistetin në drejtësi, Shqipëria rezulton të jetë vendi me nivelin më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda. Reforma në Drejtësi tha ambasadori amerikan Lu, “synon të trajtojë çështjen e korrupsionit dhe ndikimit politik, të parandalojë që gjykatësit dhe prokurorët të mbrojnë kolegët e tyre të korruptuar dhe të paaftë, të shmangë kapjen politike të sistemit dhe që ky sistem të jetë në përputhje me standartet ndërkombëtare. Unë besoj se kjo reformë i përmbush këto katër qëllime”, nënvizoi ambasadori amerikan Donald Lu. “Kam kuptuar se disa personave mund t’ju jetë thënë prej shefave të tyre se çfarë duhet të thonë, ose më keq, çfarë nuk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë ,më kujton më shumë të shkuarën komuniste, sesa të ardhmen demokratike. Qëllimi i këtyre tryezave është të dëgjojmë nga publiku. .. Ky është sistemi juaj i drejtësisë, kjo ju inkurajon të flisni dhe të mos përsërisni verbtazi çfarëdo gjëje që ju kanë thënë të thoni. Mos u trembi nga këta të pafytyrë. Shpresoj se Shqipëria do të jetë një vend më i sigurtë. Më shumë kriminelë në burgje dhe më pak njerëz në gjëndje të manipulojnë gjykatësit e prokurorët”. 
Donald Lu: 4 qëllimet e ekspertëve ndërkombëtarë te reforma juaj në drejtësi
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, zbardhi edhe 4 qëllimet e ndihmesës së ekspertëve amerikanë dhe ndërkombëtarë në përpilimin e drafit për reformën në drejtësi. Ambasadori Lu: “Ekspertë amerikanë dhe europianë kanë punuar shumë për të hartuar një paketë reforme që do të rezultojë më shumë ndjekje penale të krimeve të rënda. Ekspertët ndërkombëtarë kanë pasur parasysh 4 qëllime: Adresimi i korrupsionit dhe ndikimi politik; Të parandalojnë gjykatësit e prokurorët të mbrojnë gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë; Të shmanget kapja politike nga cilado parti; Të sigurohet që sistemi i ri është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Unë besoj se kjo reformë i përmbush këto katër qëllime”, – theksoi ambasadori amerikan Donald Lu. Dilema është, nëse pas Frrokut dhe Shullazit, a do na përmendet dhe ndonjë “shok” i tyre në politikë, jo aq i lidhur drejtpërdrejt me krimin si ata, por po aq “kriminel” në mënyrën e të sjellurit në politikë. Por kjo e martë e 17 nëntorit shënoi një risi, pasi një ambasador artikulon emra konkretë krimi. Në këtë pikë mesazhet janë më të forta. Ambasadori Lu, patjetër që ka dashur të thotë se kështu siç kanë ardhur punët në Shqipëri, nuk vlen më diplomacia, gjuha e saj, por duhet folur troç.
Donald Lu: Ministrat e korruptuar dhe deputetë kriminelë I tremben reformës në drejtësi
Pardje, ambasadori amerikan deklaori publikisht se cilët deri tani I tremben reformës në drejtësi. Donald Lu: “Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi?! Unë e di kush. Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk ndjekin penalisht dike. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz kritikojnë reformën në drejtësi. 
Petrit Vasili: Mesazhi i Donald Lu, vuri dorën në plagë, politika të ndahet nga demagogjia
Nënkryetari i LSI-së e cilësoi rast unikal deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve për reformën në drejtësi, gjatë së cilës përmendi emra konkretë personash që i kanë shpëtuar drejtësisë. Për Vasilin Lu dha shembullin e ndarjes së politikës nga demagogjia. “Gjëja më e rëndësishme që ambasadori ka thënë, është që të mos flasim më për problemet në përgjithësi por të flasim me emrat konkretë dhe dha shembullin e ndarjes së politikës nga demagogjia dhe ka vënë gishtin në plagë. Plagë të tilla kanë nevojë për shërim, plagë të tilla kanë përgjegjës dhe ata duhet të përgjigjen. Amnisti nuk ka për kurrkënd që ka detyruar SHBA të flasë edhe me emra të përveçëm. Koha e fshehjes pas gishtit ka mbaruar. Ka thënë mos mendoni që gjërat nuk dihen edhe kur gjërat nuk thuhen”. Vasili nënvizoi se me anë të këtij mesazhi, SHBA dhe ambasadori bënë të dituar se reforma në drejtësi duhet të orintohet edhe në pikën e thellësisë së hetimit. 
Flasin për gazetën “Telegraf”
Dëshira Subashi, ish Zëvëndës kryetare e KQZ: Reformën në drejtësi e vonojnë ata që kanë përfitime nga mungesa e drejtësisë së vërtetë
U bënë disa reagime rradhazi nga ndërkombëtarët që mbështesin reformën në drejtësi, duke konsideruar të pajustifikuar vonesat në këtë reformë të drejtësisë. Jam plotësisht e një mendimi me to. Pyetja që shtrohet është: Kush është i interesuar për vonesa, apo për të penguar reformën në drejtësi? Unë, jo. Shumë të tjerë si unë jo. Të interesuar janë vetëm ata që kanë përfitime nga mungesa e një drejtësie të vërtetë. Abasadori Amerikan, përfaqësues i shtetit amerikan, si një nga partnerët e angazhuar në mbështetjen teknike të kësaj reforme, diplomatët europiane njëzëri kërkojnë reformën në drejtësi si një kusht për integrimin e vendit, por reforma është e vonuar nga kush? Ligje të rëndësishme të shtetit. Kodet ndryshojnë sa hap e mbyll sytë. Organizimi i drejtësisë qenka shumë i vështirë. Në të vërtetë duhet të jetë e kundërta, ndoshta. Nëse politika ka gjykuar se drejtësia duhet të reformohet, duhet ta bëjë këtë pa vonuar, për t’i dhënë drejtësi gjithkujt në mënyrë të barabartë. Diplomatët thonë hapur, drejtësia duhet të pastrojë vendin nga krimi, por kjo është njëra anë e rëndësishme në këtë vend. Ana tjetër e drejtësisë ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut, meritojnë drejtësinë në një vend që synon integrimin europian. Unë jam e cënuar prej tre vitesh nga mungesa e drejtësisë në vend. Një ditë këtë të drejtë mund ta fitoj, por drejtesia e vonuar është e mohuar. Si unë jam e sigurtë që ka dhe shumë e shumë të tjerë dhe kjo është padrejtësia e drejtesise. Politika ka “gurin dhe arrën në dorë” thotë populli dhe ta bëjë pa vonuar organizimin e drejtesisë. Të tregojë vullnetin e premtuar, edhe pse është e vonuar. 
Prof. Fehmi Abdiu, ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese: Kambanë për qeverinë, prokurorinë, gjyqësorin, Parlamentin
Unë personalisht mendoj se ambasadori amerikan Donald Lu tashmë është bërë një faktor shumë i rëndësishëm, po insiston disa herë për domosdoshmërinë e përmirësimit të standarteve të demokracisë në përgjithësi, dhe mënyrë të veçantë për reformën në drejtësi dhe më specifikisht për domosdoshmërinë e unifikimit të një fronti unik në luftën kundër krimit, në luftën kundër ruajtjes dhe luftën për ruajten dhe pastërtinë e figurave publike politike dhe institucionale në Shqipëri. Fjala e sotme (dje) e ambasadorit Lu, unë e marr si një reagim të ashpër, bile edhe nervoz, si një shenjë të mospajtimit të tij me atë çka është bërë, veçanërisht në ligjin për dekriminalizimin që po vazhdon të bëhet, sipas teorisë “shtoj miell e shton ujë”, një teori e vjetër tradicionale e Veriut, edhe të mos bëj asgjë. Pse jo, edhe si shenjë pakënaqësie edhe për mënyrën sesi po ecën reforma në drejtësi, e cila, duket, se është komplikuar keq, edhe tani po gjenden disa moduse për t’i dhënë karakter publik disa aktiviteteve të numëruara, për të thënë që diçka po bëhet, në një kohë kur projektet zyrtare janë dërguar në Komisionin e Venecias, ka ardhur këtu Komisioni i Vencias, kur ky Komision i Venecias deri tani nuk ka thënë asgjë, etj, etj. Mua më duket një këmbanë për politikën, se pari, pse jo, një kambanë për qeverinë, së dyti dhe veçanërisht një këmbanë për instuticionin e prokurorisë, që, ndonëse për të ka patur dhe ka shumë problematika, ndonëse mjaft herë faktorë të brëndshëm dhe ndërkombëtarë kanë dhënë shumë herë shqetësime që ka në mungesën e luftës kundër krimit, instuticioni i
Sigal