Donald Lu jep “intervistën” e parë Iu përgjigjet pyetjeve të shqiptarëve

462
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve shqiptarë në bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në Facebook.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri bën me dije nëpërmjet një njoftimi në faqen Facebook se “Të premten, më 3 prill 2015, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook. Doni të dini më shumë mbi përshtypjet e tija të para mbi Shqipërinë, njerëzit apo qytetet që ka vizituar? Atëherë bashkohuni me ne të premten dhe do të keni mundësinë që të pyesni Ambasadorin Lu”.
Gjithashtu, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri shpjegon nëpërmjet një shënimi në fund të postimit se “Nuk do të merren në konsideratë pyetjet që do të postohen përpara datës 3 prill 2015. Ne do të postojmë më shumë detaje gjatë ditëve në vijim, prandaj na ndiqni!”.
Sigal