Në Uashington duket se më në fund po mësohet e vërteta e rolit të Ambasadës së SHBA në Tiranë e lidhur ‘kokë e këmbë’ me Gorge Soros, për të sulmuar opozitën dhe grupet e tjera që ishin kundër interesave të manjatit të majtë!

Judicial Ëatch ka publikuar gjatë natës një sërë dokumentesh skandaloze se si administrata Obama ka dhënë para për Sorosin për ‘ushtri mercenarësh’ në Shqipëri.

‘Dokumente të reja tregojnë se Departamenti i Shtetit dhe USAID punojnë ngushtë me grupet e Soros për të mbështetur me para një ‘Ushtri Mercenare’ të aktivistëve të së majtës në Shqipëri të cilët i quajnë ‘Shoqëri Civile’ e cila ka për detyrë të sulmojë opozitën dhe grupet tradicionale proamerikane në Tiranë!’, shkruhet në faqen e Judicial Ëatch.

Janë 49 faqe dokumente që do ti sjellim pas pak të plota për të gjithë shqiptarët.

‘Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Shqipëri del se po punojnë drejtpërdrejt me Operatorët e Sorosit për të sulmuar grupet tradicionale pro-amerikane, ato qeveri dhe politikat në emër të ‘Shoqërisë Civile’, thuhet në këto dokumente.

Pas pak materialet e plota të lidhjeve të Sorosit me Donald Lu dhe se si u përdor për të sulmuar opozitën dhe grupet e tjera që janë kundër Edi Ramës në Tiranë.