Dom Gjergj Meta: 30 qershori, pika më e lartë e një absurdi të paprecedentë në historinë e demokracisë

134

Ipeshkëv i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, një prej klerikëve katolikë më të njohur në vend dhe shumë aktivë në problematikat që kalon vendi dhe shoqëria shqiptare, është kthyer në qendër të vëmendjes me reagimin e tij më të fundit në Twitter.

Nisur nga votimet moniste të 30 qershorit, Dom Gjergji shprehet se, pas kësaj date jemi në pikën më të lartë të absurditetit shoqëror, i paprecedent në historinë e demokracisë.

“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo. Por me siguri, pas 30 qeshorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”, shkruan kleriku i njohur katolik në reagimin e tij.

Image