Doli kundër Edi Ramës, deputetët e PS kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt nga BSH

598
Sigal

Kush i del kundër Edi Ramës, ndëshkohet me shkarkim.

Këtë mendojnë deputetët e PS-së së Ramës, të cilët sot kanë kërkuar që Arben Malaj, ish-ministër Financash, ish deputet të shkarkohet nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Pas vendimit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, deputetët e PS-së duket se duan të shkarkojnë këdo që i del kundër ‘liderit të pazëvendësueshëm’, Edi Rama.

Janë 28 deputetë të PS-së që kanë firmosur dhe kërkojnë nga Kuvendi që të shkarkohet Arben Malaj nga anëtar i Bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Sipas deputeteve socialiste, Arben Malaj ka shkelur etikën.