Dokumeti/ Petrit Vasili: SHBA dhe BE shtynë dy herë zgjedhjet në Maqedoni. Po në Shqipëri ku demokracia është në komë?

570
Sigal

SHBA dhe BE kërkuan dy herë shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni, me pretendimin e plotësimit të standardeve për zgjedhje të lira e të ndershme. Po në Shqipëri, ku Shqipëria është në koma?

Kjo është pyetja që ngre nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një postimi në Facebook publikon edhe dokumentin në fjalë.

“Vota e lirë dhe e ndershme është e vetmja terapi intensive,që e nxjerr demokracinë nga koma ku ka rënë në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

BE dhe SHBA imponuan shtyrjen dy herë të zgjedhjeve në 2016 në Maqedoni.Po në Shqipëri ku demokracia është në komë??(DOKUMENTI).

SHBA dhe BE imponuan me shumë të drejt,në vitin 2016, shtyrjen dy herë të zgjedhjeve në Maqedoni me shkakun e vetëm, përmbushjen e standarteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në Shqipëri votimet moniste, skandaloze dhe të padëgjuara gjëkundi në botën e civilizuar jo vetëm në Europë por anë e mbanë globit, janë fakt i rëndë, shkatërrimtar dhe nxitëse të konfliktit civil shpërthyes.

Pas këtyre votimeve moniste askush nuk mund të flasë më as për demokraci dhe as për shtet të së drejtës në Shqipëri.

Vota e lirë dhe e ndershme është e vetmja terapi intensive,që e nxjerr demokracinë nga koma ku ka rënë në Shqipëri.

Ndërsa në Maqedoni në 2016 kishte rezistencë nga institucionet për shtyrjen e zgjedhjeve, në Shqipëri në sajë të Dekretit të Presidentit dhe fleksibilitetit të tij në funksion të paqes sociale dhe evitimit të konfliktit civil ky problem është i zgjidhur.

SHBA dhe BE duhet të flasin e ti përmbahen në Shqipëri atij standarti që mbajtën në Maqedoni, por në Shqipëri akoma më thjesht se në Maqedoni u duhet të kërkojnë as më shumë dhe as më pak, por thjesht dhe vetëm zbatimin e ligjit.

Më poshtë mund të lexoni dokumenti SHBA dhe BE për Maqedoninë në 2016. (DOKUMENTI)

Image