DOKUMENTI/ Zbardhen ndryshimet në statutin e PD. Ja kush janë

616
Partia Demokratike ka nisur sot mbledhjen e kryesisë, ku do të diskutohen ndryshimet stututore. Ndryshimet do të bëhen sipas propozimeve të bëra nga partitë simotra të PPE.
Ja dokumenti i propozimeve për ndryshimet statusore:
Rekomandimet per ndryshime statutore, qe po diskutohen ne kryesine e Partise Demokratike.
Procesi eshte udhehequr nga dy parime:
-Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti
-Perfshirja ne vendimarrje e anetaresise.
Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:
-Propozimet e dala gjate analizes
-Praktika e partive simotra ne Gjermani dhe Britani
-Propozimet e dy flukseve te ndryshme, që kane paraqitur platforme politike dhe draft statut krejt te ri
-Propozime individuale nga anetare, kryetare degesh dhe anetare te forumeve te partise. Afrimi i vendimarrjes tek anetaresia.
-Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.
-Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarje të rëndësishme politike të parties, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale;
-Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
-Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
-Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
-Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Eshte propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anetareve te KK, I pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze
Sigal