Dokumenti: Gjykimi i Agron Xhafaj në Itali është bërë jo në mungesë

1069
PD-ja ka dalë dje sërish për çështjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe akuzat që rëndojnë mbi vëllain e tij Agron Xhafaj nga drejtësia italiane. Enkelejd Alibeaj publikoi fakte të reja, duke dëshmuar se vëllai i Fatmir Xhafës, jo vetëm që kishte dijeni për gjykimin e tij në Itali, por edhe ka vënë avokat dhe i ka ndjekur të gjitha etapat e gjykimit të tij. Pra, sipas PD-së, gjykimi i Agron Xhafaj në Itali nuk është bërë në mungesë. 
Alibeaj: Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja gënjyen
“Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja gënjyen. Ndryshimi i ligjit nga Fatmir Xhafaj në dhunim të standardeve evropiane. Fatmir Xhafaj ka shkelur ligjin, dhe ka falsifikuar aktet parlamentare. Këto vepra të rënda penale i ka ndërmarrë për në shërbim të vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy kolegët e tij Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, mashtruan dje në mënyrë të pacipë, për t’i ardhur në ndihmë Fatmir Xhafajt, të kapur në flagrancë duke falsifikuar ligjet e Reformës në Drejtësi për të shpëtuar të vëllain e dënuar për trafik droge. Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, dhe çdo kamikaz i Xhafës dhe Ramës nuk mund të fshehin të vërtetën kriminale: Faktet dhe dokumentet zyrtare të publikuara dje e tregojnë qartë. Ndryshimi u kontrabandua nga Fatmir Xhafaj, me një qëllim të vetëm: I vëllai t’i shpëtojë drejtësisë. Ky është një krim i dënueshëm nga ligji shqiptar.”, deklaron PD.
Konventa Evropiane për Ekstradimin
PD solli edhe faktet sipas tyre që rrëzojnë këtë mashtrim kriminal dhe vetëm rëndojnë pozitën penale të Fatmir Xhafajt: “Konventa Evropiane për Ekstradimin, që ka qenë në fuqi dhe është zbatuar, edhe përpara se të bëhej ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, thotë krejt të kundërtën e asaj që deklaruan kamikazët e mazhorancës. Konventa Evropiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se: Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një çështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim. Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi. Kjo është Konventa. Ky është standardi evropian. Ndërkohë që ndryshimi i trafikuar në mënyrë korruptive nga Fatmir Xhafaj për për llogari të vëllait të tij, përcakton se edhe kur janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, edhe kur personi i fshihet me qëllim drejtësisë, përsëri ai nuk ekstradohet, nëse nuk jepet garanci për rigjykim. Asnjë vend i Bashkimit Evropian apo SHBA, nuk jep garanci për rigjykim në raste të tilla. Kjo nënkupton që personi i dënuar as nuk ekstradohet dhe as nuk e vuan dënimin në burgjet shqiptare.
Agron Xhafaj është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale, ka pajtuar avokat mbrojtës
Rasti i vëllait të Ministrit të Brendshëm, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim. Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj i ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij. Dokumentet zyrtare të drejtësisë Italiane vërtetojnë se:

1. Agron Xhafaj është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale.
2. Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës
3. Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leçes dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.
4. Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata.
5. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht.
Por Agron Xhafaj, ka zgjedhur t’i fshihet drejtësisë dhe të strehohet në Shqipëri.
Në këto kushte, asnjë autoritet italian nuk jep garanci për rishikim të vendimit, në shkelje te legjislacionit italian dhe Konventës Evropiane për Ekstradimet. Tani si pasojë e amendamentit korruptiv Xhafaj në Kodin e Procedurës Penale, është pamundësuar ekzekutimi i dënimit në Itali ose në Shqipëri. Pra i dënuari me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge nuk vuan asnjë ditë! Fakti që neni i kontrabanduar nga Fatmir Xhafaj, për llogari të vëllait të tij, nuk është standard i Konventës, nuk është qëndrim VETËM i opozitës shqiptare. Ky është qëndrim zyrtar i autoriteteve italiane”.
Dy ish-ministrat e Drejtësisë kanë risjellë edhe një intervistë të ministrit të Drejtësisë së Italisë që flet pikërisht për ekstradimet me Shqipërinë.

“Unë dëshiroj t’ju ftoj të dëgjoni me zë e figurë, qëndrimin e Ministrit Italian të Drejtësisë, të dhënë në një intervistë më datë 13 Dhjetor 2017, ku thekson se në bazë të Konventave vendime e dënimit të dhëna në mungesë duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk ka dhënë garanci për rigjykim për 12 persona të dënuar në Itali dhe për të cilët është kërkuar ekstradimi nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit Xhafaj e deri në Dhjetor 2017. Ministri italian i Drejtësisë konfirmoi qëndrimin e opozitës.

• PD: Ministri italian i drejtësisë konfirmoi që ligji është në kundërshtim me Konventën
• PD: Ministri italian i drejtësisë shprehet që vendimet e dënimit duhet të ekzekutohen

Ministrin Italian të Drejtësisë e kanë dëgjuar edhe Hysi dhe Manja, të cilët duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i gënjyen në mënyrë të pacipë, duke ia servirur mbrojtjen kriminale që Fatmir Xhafaj i ka bërë vëllait të tij, si standard evropian! Fatmir Xhafaj, si Ministër i Brendshëm, nuk ka përmbushur përgjegjësitë e veta ligjore, për ta identifikuar shtetasin Agron Xhafaj dhe për të mundësuar përballjen e tij me drejtësinë italiane. Fatmir Xhafaj, si Kryetar i komisionit të ligjeve, nëpërmjet veprave penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe korrupsionit të zyrtarët të lartë publik, kontrabandoi në ligj një nen të ta miratuar nga Komisioni, që I siguron vëllait të tij paprekshmërinë dhe shpëtimin nga dënimi. Këto fakte janë publikë, të rënda dhe të pakontestueshme.
Pse nuk vepron Prokuroria?
Shqiptarët sot pyesin: Ç’po bën Prokuroria? Pse nuk vepron Prokuroria? Prokuroria ka detyrimin ligjor të marrë në përgjegjësi penale Fatmir Xhafajn për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë publikë. Çdo vonesë, çdo ditë të mosveprimit të saj ndaj fakteve dhe provave të bëra publike për kryerjen e veprave penale nga Ministri i Brendshëm, e bën këtë organ përgjegjës ligjërisht”.
Rasti i vëllait të Ministrit të Brendshëm, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim. Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj i ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij. Dokumentet zyrtare të drejtësisë Italiane vërtetojnë se:
1. Agron Xhafaj është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale.
2. Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës
3. Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leçes dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.
4. Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata.
5. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht.
PD informon kryeministrat e BE, FBI dhe DEA për dosjen e vëllait të ministrit Xhafaj
Partia Demokratike i ka kaluar përtej kufijve akuzat e saj për vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajn, pasi pretendon se ky i fundit është i përfshirë në trafikun e drogës. PD-ja ka informuar kryeministrat e huaj, zyrtarë të lartë, Departamentin Amerikan të Shtetit, FBI, ministrinë e Jashtme të Britanisë dhe gjithë institucionet e tjetra të rëndësishme.


Sigal