DOKUMENTET ‘bombë’/ Valdrin Pjetri i dënuar për trafik droge në Itali. Provat

631
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar sot “prova autentike për dënimin në Itali, Firence të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër”.

“Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences nga të cilat rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.

Në 28 janar 2003 përpara gjykatës Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin tij të menjëhershëm.

Ai është dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së nënshkruar të bashkëpunimit, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

Më 3 shkurt 2003, Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, tha Bardhi që nxori edhe dokumentet italiane”.

Lexoni këtu, DOKUMENTET E DËNIMIT SIPAS SISTEMIT TË KUESTURËS SË FIRENCES: