Dogjani i përgjigjet Ramës: Në Kukës ka grindje, por fajin kërkoje te vetja

614
Sigal

 Pas skandalit të Gjirokastrës, socialistët vazhdojnë sherret edhe në Kukës,

Klanet e interesave nepotike zaptojnë strukturat partiake të PS-së, duke mbrojtur karriget edhe nëpërmjet dhunës fizike. Pas skandalit të Gjirokastrës, kur epilogu i mbledhjes së socialistëve mbaroi me një ndeshje boksi, këtë radhë në Kukës, riprodhohet një fotokopje e sherrit të qytetit jugor, por këtë radhë me fyerje, sharje dhe letra anonime, duke akuzuar njëri-tjetrin dhe dëshmuar se ethet në prag të caktimit të kandidatëve për deputetë janë të mëdha. Ndonëse është fushatë elektorale dhe logjikisht, PS-ja duhet të ishte e angazhuar totalisht për të fituar mirëbesimin e elektoratit, skandalet e uzurpimit të strukturave partiake të PS-së, të çdo rangu, përbëjnë lajmin e ditës. Klanet e interesave nepotike zaptojnë strukturat partiake të PS-së.  Gazeta “Telegraf” në dy numrat e fundit përshkroi skandalet e klaneve të socialistëve të rrethit të Gjirokastrës. Ende pa u tharë mirë boja e hetimit të prokurorisë për dhënien e lejeve  të paligjshme të ndërtimit, sikurse të  ndërtesës  që u rrëzua dhe humbën jetën qytetarët, ku përgjegjësit  e këtij skandali,  që janë në udhëheqjen e Bashkisë së Gjirokastrës, akoma nuk kanë dhënë llogari, eskorta  e policisë bashkiake, të Kryebashkiakut të qytetit Flamur Bime, të udhëhequr  nga vëllai i tij, Zihni Bime,  me kërcënimin e  pistoletave  e të policëve bashkiakë, mundohen që të pushtojnë Kryesinë e PS-së në Komunën e Cepos. Aty ku socialistët e bazës reagojnë, pasi nuk mund të pranojnë  kurrsesi diktatin, që t’i përfaqësojë në Kuvend një i panjohur, sikurse  kandidatura e Angjelit, i cili është më i përfoluri i skandaleve korruptive të qeverive socialiste, i cili përfaqëson jo PS-së, por atë tretësirë  politike  të reaksioneve korruptive të së kaluarës, “trimat” pistolerë të Policisë Bashkiake të Flamur Bimes, përpiqen të “bindin” me dhunë e me kërcënime. Këto veprime kaubojse të Kryebashkiakut Bime bëhen që ai të kontrollojë e të diktojë në PS-në e rrethit të Gjirokastrës.  Gazeta “Telegraf” ftoi Kryetarin e Bashkisë të Gjirokastrës, që t’u përgjigjej akuzave të socialistëve të Cepos.  Mirëpo, Flamur Bime, mbylli telefonin, ose u shmang dhe Alban Metushi, duke u prezantuar si këshilltari i Bashkisë të Gjirokastrës, jep përgjigjet në telefonin e Flamurit 068….66, në emër të Kryetarit të Bashkisë.

Të njëjtat ngjarje ndodhin në çdo strukturë të PS-së. Gazeta “Telegraf” ka  sjellë edhe sherret e përçarjet në PS-së e Sarandës, Kuçovës, Vlorës, etj.. Dje, erdhi në dritë një tjetër skandal. Kryetari i PS-së, Edi Rama, urdhëron me diktatin e njohur, që të shkarkohet kryetari i PS-së të rrethit të Kukësit, dhe pa pyetur kurrkënd, të emërojë një njeriun e tij, i cili nuk gëzon asnjë reputacion te socialistët në Kukës. Mbi 250 socialistë kuksianë i kanë dërguar peticion Edi Ramës, ku shprehin kundërshtimin e tyre, sepse me këto veprime arbitrale, diktuese, përçarëse prishet imazhi i PS-së në bazë, në elektoral, për më tepër, tani në fushatën elektorale. Mirëpo, Edi Rama,  urdhëroi deputetin e Qarkut, Asllan Dogjanin, të bëjë gjithçka, që socialistët kuksianë të pranojnë diktatin e tij. Kur edhe deputeti  Dogjani reagon në përkrahje të socialistëve kuksianë, për hir të kauzës të socialistëve, pasi zgjedhja e bërë dëmton vetë socialistët, Kryetari i PS-së, e fshin fare deputetin Dogjani, nga lista, për hakmarrje. Rama, si Kryetari i PS-së, nuk ka asnjë prioritet të fitojë PS-ja mirëbesimin e popullit dhe të elektoratit, por të imponojë diktatin e vet personal.

 Letër e Dogjanit për Edi Ramën

 Unë e lexova me vëmendje letrën tuaj të fundit dhe ju falënderoj për sinqeritetin që keni treguar dhe përshtypjen që keni krijuar ndaj meje… Gjithashtu, është e gabuar mënyra se si i keni analizuar rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit në Kukës. Kjo tregon se ju, për fat të keq, nuk keni ditur aspak, për kontributin tim, të padiskutueshëm për PS-në, ose mund të keni kohë që e keni planifikuar se, “Asllanin do ta heq, se ka dalë me një deputet në vitin2009”. Për 4 vjet rresht nuk kishit kohë për t’u ulur asnjëherë me mua dhe të diskutonim bashkë për rezultatet e zgjedhjeve, shkaqet, faktorët, punën e bërë, apo për të diskutuar për situatën e përgjithshme në Kukës. Po përmend disa prej tyre;

 -Ndërtimi i Rrugës së Kukësit ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, por dhe investimet e tjera, si ndërtimi i shumicës së rrugëve që lidhin qendrat e komunave, me qytetin por dhe rrugët e fshatrave. Na pëlqen ta dëgjojmë këtë fakt, ose jo, por ky ishte faktor shumë i rëndësishëm!

 -Partia Socialiste në vitin 2007, nga 14 komuna e një bashki, përfundoi me një këshilltar, në Bashkinë e Kukësit dhe me dy komuna, një në Arren me 150 votues dhe komuna Tërthore, që ishte fituar nga i ndjeri Remzi Veseli. Partia Socialiste ishte pothuajse inekzistente, nuk ekzistonte asnjë strukturë efektive, shumë socialistë, kishin përfunduar tek LSI. PSD bleu vetëm socialistët dhe kjo duket nga rezultati: Në Has, përfunduam parti e fundit, me 1200 vota dhe kështu në Tropojë, njerëzit që punuan për Colin luftonin PS-në, se e kishin më të lehtë të blinin votat tona… Është e vërtetë që ka sherre e mesazhe, por përpara se ta kërkosh fajin tek unë, mendoj që duhet ta kërkoni dhe tek vetja.