Doda: Partia që solli lirinë në Shqipëri, po mendohet se si ta kufizojë atë

458
Një deklaratë e pak ditëve më parë të nënkryetarit të partisë demokratike , Edmond Spaho, lidhur me rishikimin e një mundësie që do të detyronte qytetarët të dilnin në votime, ka sjellë reagimin e Mesila Dodës, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së. Spaho deklaroi se rishikimi i një mundësie të tillë, duhet të vijë pasi të bëhet analiza e plotë e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku pjesëmarrja në votime ishte në përqindje tepër të ulët. Pavarësisht deklaratës se Spahos, Kushtetuta e vendit tonë përcakton qartë të drejtën e individit për të votuar, por në asnjë rresht të saj nuk përcaktohet detyrimi për ta dërguar votuesin drejt kutive të votimit. Por pavarësisht se kjo ishte një deklaratë e Spahos, kjo nuk ka gjetur mbështetje të gjerë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Mesila Doda shprehet se ky është akti i fundit i shtrëngimit të vullnetit të popullit. “Të votosh është detyrë qytetare, por votimi me detyrim është vetëm akti i fundit i shtrëngimit të vullnetit të qytetarëve…Ajo që të trondit më fort është që inisiativa të tilla që kufizojnë lirinë e individit propozohen jo nga pushteti, por nga opozita që ende është në qeveri…Partia që solli lirinë në Shqipëri, po mendohet gjatë se si duhet të kufizojë lirinë, me shpresën e kthimit me strategji të bletëve të arratisura nga kosherja…Asgjë që të ketë lidhje me lirinë, shpresën, drejtësinë, frymëzimin, progresin nuk paska shans të vijë nga meskiniteti e marrëveshjet e errësirës. Kohë të vështira e më shumë se kaq, shoh të vijnë në vend. Bashkë po e rrisin zullumin….E vështirë të pranohet në një vend me histori gjysmë shekulli diktaturë, që me forcë njeriun edhe mund ta shtrëngosh, por kurrë nuk do ta bësh të kuptojë e të pranojë dhunën tënde”, shkruan Doda.
Sigal