“Do të ketë surpriza”, zyra e Ramës shpërndan në masë njoftimin: Ja ç’po përgatit kryeministri!

690
Sigal

Pasi bëri të gjitha tentativat për të përçarë studentët, duket se qeveria Rama është vënë në lëvizje për të gjetur alternative të reja për të qetësuar studentët.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e kryeministri thuhet se persona të caktuar nga Rama po ngrejnë një grup pune për të dialoguar me studentët.

“Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se një grup i ngushtë pranë kreut të qeverisë po punon për të përgatitur dialogun me studentët. Burimet theksojnë se në draftin e përgatitur do të ketë element surprizë, që pritet ti shtohen kërkesave të studentëve.

Kryeministri Rama bëjnë të ditur burimet është gati për të plotësuar 8 kërkesat e studentëve, por kjo sapo të nis dialogu me ta.

Mësohet se është përgatitur një draft i uljes se tarifave që shkon përtej kërkesës së studenteve dhe që pret firmën e Ramës për te shkuar drejt Kuvendit.

Po ashtu mësohet se grupi i punës së Kryeministrit ka punuar për të gjitha pikat e tjera, në pritje të studenteve qe duan te dialogojnë.  Burimet konfirmojnë gjithashtu se pa u hapur dialogu, kryeministri nuk ka ndërmend te lëvize nga pozicioni i tij”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra për mediat e Ramës.