Do të dorëhiqet deputetja socialiste Gjylameti për plagjiaturën e doktoratës?

657
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Projekti 3D i aeroportit të Kukësit është plagjiaturë e aeroportit të Kutaisit në Gjeorgji

Pak javë më parë, studiuesi Taulant Muka denoncoi për plagjiaturë dy funksionarë të lartë të mazhorancës, deputeten Blerina Gjylameti dhe zv.ministrin e Arsimit, Ervin Demo, i cili dha dorëheqjen.

Denoncimi për plagjiaturë të Demos dhe Gjylamentit

Zoti Demo ka marrë titullin profesor i asociuar në 2012, por sipas Web of Science nuk ka asnjë publikim (sipas ligjit te 2007 për të marrë titullin duhet një revistë me faktor impakti që përcaktohet nga Thomson Reuters). Z. Demo vazhdon të publikojë në revistat “grabitqare” dhe pas demaskimit që unë bëra më parë. Pyetja që lind, si mundet që persona të tillë “KOPJAC” pa asnjë përgatitje akademike (dhe më shumë mundësi shkelës të ligjit) të bëjnë politikat e arsimit të lartë?” ishte mesazhi i Taulant Mukës kur denoncoi plagjiaturën. Ndërsa për rastin e Blerina Gjylametit, Taulant Muka shkruante se ishte hera e parë që shihte një autor që kopjon 100%, nga fillimi në fund një tekst. Edhe në këtë rast bashkëpunimi ishte me zv.ministrin Demo.

Shkarkimi i zv.ministrit, pranim i fajit, apo mbyllje goje?

Kryeministri Rama, duke e pranuar se zv.ministri i tij i Arsimit kishte bërë plagjiaturë, e shkarkon zv.ministrin Ervin Demo dhe njëkohësisht emëron po në të njëjtin post studiuesin Taulant Muka. Ndërkohë, për deputeten Blerina Gjylameti ka heshtje. As përgënjeshtrim,dhe as pranin faji. Atëherë, përse u shkarkua vetëm zv.ministri dhe jo edhe deputetja Gjylameti? Për propagandë? Përse e emëroi studiuesin Muka në postin e zv.ministrit? Për t’i mbyllur gojën?

Pse nuk dorëhiqet deputetja Gjylameti?!

Deputjetja Gjylameti duhet të mbajë përgjegjësi për vjedhjen intelektuale dhe të mos fshihet pas imunitetit të deputetit. Deputetja Blerina Gjylameti, e cila sot mban detyrën e koordinatores së Edi Ramës për bashkëqeverisjen u kap në flagrancë në vjedhjen e punimit intelektual të tjetrit, por vijon të japë leksione se si qeveriset e bashkëqeveriset. Madje ajo në ditën e parë të vitit akademik 2018 – 2019 merr përsipër edhe të urojë studentët. Atëherë, një ligjbërës që shkel i pari ligjin, nuk mund të jetë as i besueshëm si ligjbërës, ose ligjet që ai dhe ajo miratojnë, nuk kanë vlerë më për asnjë.

Edhe projekti 3D i aeroportit të Kukësit …plagjiaturë

Kryeministri Rama paraqiti pardje një projekt 3D të aeroportit të Kukësit, i cili, siç pohoi kryeministri, do të fillojë punimet në janar të 2019-s. Mirëpo projekti i aeroportit të Kukësit është një plagjiaturë e aeroportit të Kutaisit në Gjeorgji. Ky projekt i prezantuar nga Rama për aeroportin e Kukësit është një projekt i ideuar më herët nga studioja “UN” për aeroportin e Kutaisit në Gjeorgji.

Si mund të lëvizin lirisht kuksianët në Britani, kur duhet vizë?

Kryeministri Rama iu zotua kuksianëve se do të udhëtonin lirshëm në Britani nga aeroporti i Kukësit, meqë shumë kuksianë duan të udhëtojnë në Britani. Mirëpo, e para, shtetasit shqiptarë në Britani duhet të kenë vizë, sepse Britania nuk është në Zonën “Shengen”. E dyta, linjat ajrore Kukës – Britani, nuk i cakton dot qeveria jonë, por institucionet britanike, dhe si mundet linja AIR ALBANIA të marrë leje fluturimi për në Britani? Mos vallë edhe ky premtim i kryeministrit për kuksianët është projekt 3D, me plagjiaturë?