Sigal

Nëse Edi Paloka tregonte përmes një fotoje, se shezlonet janë bosh, pasi pushuesit janë arratisur nga çmimet e larta, tashmë është deputetja demokrate Orjola Pampuri, e cila i vë vulën kësaj çështje mjaft të ndjeshme.

Ajo thotë se pushimet në jug janë të papërballueshme për buxhetin e një familje shqiptare, të cilët kanë mbledhur çdo qindarkë me djersë gjatë gjithë vitit. Dhe rezultati? Një familje tmerrohet nga çmimet e vendosura nga bizneset, duke u mjaftuar vetëm me një fundjavë.

Këto çmime nuk i kontrollon askush. “Nëse do të vendosësh të pushosh në jug, do të të duhet të rezervosh 20.000 lekë të reja në ditë, për një familje prej 4 personash. Dhe këto, duke kursyer maksimalisht”, shkruan më tej ajo në Facebook.

Deputetja fajëson për këtë situatë qeverinë, sepse bizneset i vendosin çmimet si të duan, në kushtet kur s’ka kontrolle mbi ta.

Ja statusi i plotë