“Do na e fusë prapë Saliu”, kreu i shtetit tregon si e zgjidhi krizën që krijoi Rama: Unë jam socialist i vjetër, por…

460
Sigal

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka folur argumentin që përdori maxhoranca se zgjedhjet do të zhvilloheshin për të mos krijuar një precedent të rrezikshëm.

Meta në fjalën e tij tha se është socialist i vjetër dhe se nuk i ka kërkuar Ramës që të lerë karrigen.

Kreu i shtetit tregoi se e zgjidhi krizën që sipas tij krijoi Rama kur ishte në opozitë dhe nuk donte të hynte në zgjedhje.

“Unë jam socialist i vjetër, socialistet janë njerëzit që kanë bërë më shumë për demokracinë që të jemi të vërtete.

Nuk i kërkoj Edit që të lërë karrigen, por përballë është një njeri që ka ofruar edhe dorëheqjen jo vetëm kaq, kam qenë i hapur të zgjidhem edhe nga populli, pse të kemi frikë, nuk na do nuk na voton, nuk do asgjësojmë demokracinë.

Unë dhashë dorëheqjen vetëm për një arsye për të mos cenuar integrimin evropian të vendit, se Raporti i OSBE ODIHR thoshte se socialistët kanë legjitimitetin për të qeverisur vendet por jo për të zgjedhur presidentin me 84 vota, se u bë dushku.

Këto mesazhe janë dhënë të qartë pavarësisht se Edi e thotë jo ashtu, dhe përpjekje për ndërmjetësim ka pasur.

Nuk ka hallin e precedentit, jo mo jo, nuk e kanë, atëherë nuk donte të futej, se tha do ma fusë prapë Saliu, krizën e kam zgjidhur unë, unë kisha dhënë fjalën te ca ndërkombëtar serioz atëherë, te ambasadori gjerman, që ma tha ky nuk hyn në zgjedhje, hyni ju, unë i thashë po nuk hyri ky jo, i thashë, Edi ke frikë ti hyj unë për kryetar bashkie ti bëhu gati për Kryeministër”, tha Meta.