“Do ia nxijmë jetën Ramës”, shpërthen Kryemadhi: Të përjashtohet edhe Ditmir Bushati

668
Ndonëse seanca e Kuvendit u mbyll me tensione, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehu revoltën e saj ndaj kryeministrit Rama.
Sipas saj, është e padrejtë që përjashtohen vetëm deputetët e opozitës dhe jo ministri i Ramës, Ditmir Bushati, i cili ka qëlluar me ujë mbi opozitarët që hidhnin letra, siç tha Kryemadhi.
“I pari që duhet përjashtuar është Edi Rama, ai duhet të përjashtonte sot Ditmirin se ai qëlloi. Por nuk e lëmë me kaq, nuk e lëmë, do t’ja nximë jetën. Ai i ikën përgjegjësive të fëmijëve, të familjes. Ai s’do me dit për familjen e vetë, jo më për shqiptarët”,- tha Kryemadhi.
Ndonëse live ishte e paqartë se kush qëlloi kë, e pyetur nga gazetarët që ndodhej në Kuvend në momentet e tensionit raporton se ka pasur një moment kur ka qëlluar me ujë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Po sipas saj, deputetët e PD-së dhe LSI-së këmbëngulin që edhe ministri Bushati qëlloi mbi ta.
Sigal