Do dorëhiqet nëse nuk fiton në zgjedhjet e ardhshme? Si përgjigjet Lulzim Basha

535
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur se pse nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD dhe ndryshimet në statut.
I pyetur nëse ndryshimet në statut do përfshijnë edhe dorëheqjen e kryetarit nëse humb partia në zgjedhje, Basha u shpreh se synim mbetet fitorja.
“Sa i përket mosmbledhjes së Këshillit Kombëtar është vazhdimi i një tradite që duhet të ndërprehet në fakt. Anëtarë të Këshillit janë të gjithë kryetarët e grupeve. Ndonëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kuorumi është marrë. Ndryshimet në statut nuk kanë si synim largimin e kryetarit, por fitoren e zgjedhjeve. Kryetarët nuk mbahen me zor në krye të partisë.
Unë personalisht ju kam premtuar demokratëve në garën e korrikut se do përpiqem që PD të dalë nga ky proces sa i përket vendimmarrjes brenda saj me një vendimmarrje demokratike. Një vendim i marrë nga një trupë më e madhe gabon më shumë se një vendim i marrë nga trupë me e vogël. Ato që ne besojmë do bëhen realitet dhe do e nisim ndryshimin brenda vetes”- tha Basha.
Sigal