Djegja e mandateve ndan familjen e Azem Hajdarit. Kiri kundër Rudinës

637
Sigal

Kiri Hajdari, djali i Azemit duket se i ka bërë karshillëk motrës së tij, e cila nuk ka pranuar të djegë mandatin parlamentar.

Ai është parë sot në protestën para parlamentit dhe duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar. Kiri ka marrë fjalën dhe është ngjitur në podium, duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do shkojë deri në fund… liri demokraci”. Ndërsa protestuesit shpërthyen me thirrjet “Azem, Azem, ti je gjallë“.