Djegia e mandateve, opozita zyrtarisht pa deputetë në Parlament

420
Sigal

Zyrtarisht, deputetët e opozitës kanë djegur mandatet e tyre. Ata, të shoqëruar nga mijëra protestues dorëzuan mandatet e tyre në kryesinë e Kuvendit.

Përpos Myslym Murrizit, Rudina Hajdarit dhe Lefter Kokës, të gjithë deputetët opozitarë u bënë pjesë e vendosjes së këtij precedenti.

Protesta nisi në ora 10 para Kuvendit. Institucioni ishte blinduar nga forcat e policisë dhe rrethuar me tela me gjemba.

Deputetët mbajtën me radhë fjalë mes protestuesve. Mesazhi ishte i njëjtë: “Mandati i kalon qytetarëve.”

Edi Rama vetë ndodhet në kryeministri. Gjatë protestës ai ndodhej në Kryesinë e Kuvendit. Ende pritet një reagim nga mazhoranca qeverisëse.