Djegia e mandateve, Basha takon Nishanin: Çfarë vendimesh u morën

528
Sigal

Pas takimit me ish-presidentin Bujar Nisha, kreu I Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se për partinë që ai drejton më me rëndësi se asgjë tjetër është largimi i politikës nga krimi dhe përshpejtimi i procesit të integrimit.

Sipas Bashës integrimin europian  e pengon shkatërrimi i administratës publike  të cilën sipas tij Zëri i Amerikës e ka shpjeguar me emërime nepotike dhe politike.

“Ne duam të përshpejtojmë procesin e integrimit. Dhe në Europë kur dalin fakte se qeveria vjedh, ajo ikën dhe hajdutët shkojnë në burg. Ata që mendojnë se mund të shkohet në Europë me një qeveri të lidhur me bandat janë ose të mashtruar ose mashtrues. Nuk ka lëvizje më proevropiane se sa kjo lëvizje që ka vendosuropozita”, – tha Basha.

Ai u pyet se çfarë do të vendosë opozita me zgjedghjet lokale dhe ai u përgjigj se duhet të merremi me këto që po ndodhin kohët e fundit sepse sipas tij kjo është më e rëndësishme se ajo që do të ndodhë pas 3-4 muajsh.

“Duhet të merremi me atë që po ndodh tani lëre çdo të ndodh pas tre muaj. Çfarë kërjkojmë ne? Kërkojmë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të shkarkohen të gjithë ata që janë të lidhur me krimin dhe të shkojnë përpara drejtësisë siç është Vangjush Dako, Ata që kanë vjedhur votat me Habilajt me Shullazët duhet të shkojnë në burg. Për këtë nuk ka as nuk do të ketë asnjë negociatë”, – tha Basha.

Ai ju bëri thirrje gazetarëve që të merren me aktualitetin politik duke e ndarë fokusin nga prioriteti, pasi sipas tij ajo që thotë ai është prioritet.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe LSI kanë djegur mandatet.
Ndërsa mëngjesin e sotëm ish-Presidenti Bujar Nishani është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Takimi është organizuar në selinë e Partisë Demokratike. Nishani mban postin e kreut të Këshillit Kombëtar. Fokusi i bisedës ka qenë djegia e mandateve të Grupit Parlamentar.
Në mbledhje ka qenë i pranishëm edhe deputeti i PD, Gent Stazimiri.

Këshilli Kombëtar jep vendimin përfundimtar për djegjen e mandateve.

(F.GJ/F