Djegia e flamurit grek në zyrat e OMONIA, Dule takon Tahirin

505
Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ku i shprehu atij shqetësimin për djegien e flamurit kombëtar Grek në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonia në Sarandë. Akte të tilla urrejtjeje, theksoi Dule, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit Grek. Ndaj është me rëndësi te veçantë zbulimi dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore i autorëve, si edhe marrja e masave parandaluese në vazhdimësi për mospërsëritjen e akteve te ngjashme.
Gjithashtu, Dule shpreh keqardhje për faktin se ky akt, nga çdo këndvështrim i shëmtuar, nuk është dënuar deri në momentet e tanishme nga asnjë force politike dhe as nga shoqëria civil.
Sigal