Djali i manjatit Xhorxh Soros në Shqipëri, mister arsyeja e vizitës

347
Nga Serbia ku zhvilloi takime me Vuçiç, djali i miliarderit Xhorxh Soros, ditën e djeshme ka mbërritur në vendin tonë. Lajmi është mbajtur i fshehtë, nga pala shqiptare, por atë e ka dekonspiruar vet ai, Alex Soros, përmes një fotoje, publikuar në faqen e tij sociale. Pas përfundimit të vizitave në Serbi, ai është nisur menjëherë në Shqipëri, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë. Ndërsa Presidenti Serb e publikoi lajmin për takimin me Soros, Rama bëri të kundërtën. Askush nuk e di, se cila ishte agjenda e Alex Soros në Tiranë. Shumë pikëpyetje për ardhjen e tij dhe shumë të tilla për bisedimet që ka kryer dhe për takimet e fshehta. Po kështu nuk dihet se kur ai do të largohet nga vendi ynë.