Ditmir Bushati: “Saliu kërkon të ngeci si hala në fyt”

469
Sigal

Deklarata e Kryeministrit Berisha, drejtuar Edi Ramës se:Ta dijë mirë se nuk do të gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe mashtrimi i votës. Ai nuk mund të jetë kurrë Kryeministër, që me një thes votash të vjedhura, të përfaqësojë Shqipërinë, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë”, ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të deputetit Ditmir Bushati, i cili thotë se “ Saliut i ka mbetur një halë në fyt”, nga vota e popullit në 23 Qershor, ndaj Berisha duhet ta kuptojë mësimin që i dha populli. Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati shkruan në rrjetin e vet social, vetëm pak minuta më vonë nga deklarata e Berishës: “Populli i dha një mësim të mirë me votë, por Saliu kërkon të ngeci si hala në fyt! Sado të përpëlitet, hala del jashtë dhe çliron frymëmarrje!”.