Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Meta: E bën shoqërinë më humane

489
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar në sallën e Parlamentit, për të dhënë çmimin e vullnetarit të vitit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.
Organizata New Vision në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërise, Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimin Kombëtar të Rinisë dhe Rrjetet e organizatave Rinore dhanë për të tretin vit rradhazi çmimin “ Vullnetari i Vitit.
Fituese e çmimit “Vullnetari i Vitit” u shpall Brisilda Hasaj, e angazhuar si vullnetare pranë Qendres Rinore “Epoka e re” Fier.
Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga organizata të ndryshme por dhe përfaqesues të politikës si Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj deputetja e LSI, Klejdi Mehmtaj etj.
Kryetari i kuvendit, Ilir Meta e cilësoi vullnetarizmin, si një ndër elementët kryesore që ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e vendit, me vlerat më të mira të qytetarisë dhe bashkëjetesës.
“Vendi ka ndërrmarë disa nisma për të lehtësuar punën e disa organizatave civile, përmes krijimit të një kuadri ligjor që nxit këtë në vazhdim. Në tetor të vitit 2014, u miratua ligji për informimin dhe konslutimet, që siguron procese sistematike dhe transparente e konsultimi e dialogu mes autoriteteve publike dhe shoqërisë civile.
Gjithashtu, po në këtë linjë është miratimi në dhjetor të 2014 nga Kuvendi i rezolutës për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimit demokratik të vendit.
Nisma më e fundit, që është projekligji mbi punë vullnetare synon ti japë një njohje dhe lartësim të mëtejshem punës dhe angazhimit vullnetar në vendin tonë”, tha ai.
“Prandaj krahas studimit dhe rezultate të larta në shkollë, karrieres profesionale, kultivimi i ndjenjave humane ndaj atyre që kanë nevojë, është një vlerë e shtuar në personalitetin e çdo qytetari dhe na bën të gjithëve me një të ardhme më të mirë”, nënvizoi Meta.
Më tej, ai tha se nëpërmjet vullnetarizmit shoqëria mund të bëhet më humane dhe më e përgjegjëshme si dhe ftoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për t’u angazhuar në aktivitete konkrete, në ndihmë të njerëzve. Sakaq, ai vleresoi angazhimet e të rinjve, për punën vullnetare të tyre, duke ndërtuar një shoqëri më europiane.
Sigal