“Ditë e vajtueshme për PD-në, po luhet loja ngriva-shkriva”, Reagon ashpër Bregu

507
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, mandati i së cilës përfundon në shtator kur dhe do të konstituohet parlamenti i ri ka folur ashpër nga selia blu në përfundim të mbledhjes së kryesisë së partisë.
Ajo e ka kos nderuar ditën e sotme, e në të cilën u miratuan vetëm dy kandidatë për të garuar për kryetar të PD-së si një ditë të vajtueshme që ndoshta do të jetë e tillë edhe nesër.
“Kemi nxituar ti vëmë një kapak humbjes. Po e përsëris dhe them se ky është një gabim i rëndë. P?D po vazhdon lojën luftash si dikur një lojë që po i përçan. Në vend që të bëjmë analizën po rendim për të vënë gjoba. Nuk besoj se PD është një plaçkë për tu ndarë. Besoj shumë se kjo është e gjithë demokratëve që kanë dhënë kontribute.
Ka qenë dhe një lojë ngriva dhe shkriva. Më vjen keq dhe ndihem e keqardhur për ata demokratë që vazhdojnë besojnë te opozita. Ndihem keq që nuk mund të bëj dot më shumë. Sot është një ditë e vajtueshme për PD. Por e nesërmja nëse do të vazhdojmë kështu do të jetë akoma më e vajtueshme”, tha ajo nga selia blu.
Sigal