Ditë e hapur – Studimet jashtë Shqipërisë, Bushati dhe Lu informojnë të rinjtë e Shkodrës

468
Në qytetin e Shkodrës sot është zhvilluar aktiviteti “Ditë e hapur” me temë: Mundësitë për të studiuar jashtë vendit për studentët dhe të rinjtë në Qarkun e Shkodrës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Ministri Bushati tha se këtë investim në dije ta përkthejmë në shërbim për vendin tonë.

“Ne sot u ofrojmë të rinjëve dhe prindërve të njihen me këto programe studimi dhe të përfitojnë bursa falas” tha Bushati.

Synimi i këtij aktiviteti është njohja e studentëve dhe të rinjve të këtij qarku me programet e ndryshme arsimore që ofrohen nga vende të ndryshme dhe procedurat për përfitimin e bursave studimore.
Sigal