Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Presidenti Meta: Dhuroni gjak, mbështeteni këtë kauzë jetike

523
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit të gjithë duhet të solidarizohemi dhe të dhurojmë gjak, pasi është një proces i shëndetshëm.

Gjithashtu, Meta ka falënderuar të gjithë vullnetarët e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”

Postimi i plotë i Presidentit:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dua të falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja, burra e gra, institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile, të cilët me vullnetarizëm janë bërë pjesë e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish.
Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe të këtij solidariteti njerëzor.