Dita Ndërkombëtare e Tokës, Presidenti Meta: Të ruajmë natyrën e mrekullueshme

125
Tashmë dihet se Presidenti Ilir Meta është një adhurues i natyrës dhe nuk kishte sesi të mungonte me një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë dje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. 

I shoqëruar nga vajza e tij e vogël, Era, Presidenti Meta thotë se duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur natyrën e mrekullueshme që Shqipëria ka. “Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, shkruan Meta.