Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, Presidenti Meta: Garantoj mbështetje e dialog të përhershëm!

201

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara shkruan se garanton mbështetje të plotë  për  këtë kategori në mënyrë që të kenë një integrim të plotë në shoqëri.

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook”, shprehet se ndihet i kënaqur që ekziston një rampë për ta në Presidencë.

Statusi i plotë i Presidenti Ilir Meta:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.
I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to.