Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Presidenti Meta: Me arsim dhe përkushtim, të frenojmë largimin e të rinjve

479
Sigal

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, duke sjellë në vëmendje fjalët e Papa Franceskut.

Meta shkruan se duhet frenuar largimi i të rinjve nga Shqipëria.

Postimi i plotë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa Franceskut, që të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që Shqipëria të mos pësojë “dimrin demografik” të Evropës. Me përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje maksimale në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, të frenojmë largimin e tyre dhe t’ju mundësojmë ndërtimin e një të ardhmeje të sigurte e të qëndrueshme në Shqipëri.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, dua të risjell edhe njëherë në vëmendje porosinë e veçantë të Papa…

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 17 décembre 2018