Dita kundër Diskriminimit Racor/ Presidenti Meta me studentë të komunitetit rom: Të jemi shoqëri e bashkuar

421
Presidenti Ilir Meta takoi një grup studentësh të nivelit Bachelor e Master të komunitetit Rom dhe Egjiptian në ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Diskriminimit Racor.
Kreu i Shtetit tha se duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më humanë, për të pasur një shoqëri më të bashkuar për sfidat që na presin.
“E ardhmja e vendit varet edhe nga rinia e familjeve të thjeshta të shoqërisë që kanë aspirata të mëdha. Investimi më i madh për shoqërinë është shkollimi dhe edukimi i duhur i rinisë. Kemi nevojë për një shoqëri të drejtë, pa asnjë lloj paragjykimi etnik, fetar e kulturor. Cdo njeri ka të drejtën për barazi dhe jodiskriminim si gurë themeli të të drejtave të njeriut,” u shpreh Meta.
Presidenti gjithashtu u shpreh se është detyrë e të gjithëve të promovojmë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj cdo njeriu pavaresisht komunitetit qe i përket
“Kënaqësi të shikoj midis jush inxhinierë, mjekë, infermierë, psikologë, arkitektë apo ekonomistë të ardhshëm të vendit. jam i sigurtë, do të bëheni lider dhe shembulli i duhur për t’u ndjekur nga qindra e mijëra të rinj,” tha Meta.
Sigal