Dita Kombëtare e Jetimëve, Presidenti Meta bën një apel të rëndësishëm

124

Presidenti Ilir Meta ka ndarë këtë mëngjes një mesazh të rëndësishëm.

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, kreu i shtetit bën apel që të punohet me përgjegjshmëri për këtë kategori të shoqërisë.

“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe”, shprehet Meta.