Dita e tretë e protestës – Vijon “ngujimi” i opozitës, kërkohet qeveri teknike

65
Opozita ka kaluar natën e dytë në çadrën e lirisë të vendosur para Kryeministrisë duke hyrë kështu sot në ditën e tretë të protestës.
20 shkurti i kësaj të hëne shënon edhe 26 vjetorin e rrërzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ndaj në këtë ditë simbolike protesta pritet të ketë masivizim të pjesmarrjes së të rinjve.
Për këtë një ditë më parë janë angazhuar të rinjtë e FRPD në të gjitha gjimnazet dhe Universitetet e vendit.
Po kështu edhe degët e PD në rrethe konfirmuan një ditë më parë se drejt Tiranës do të nisen protestues.
Opozita mbetet e palëkundur për rrrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që sipas tyre do të mund të përmbushë misionin për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë të dielës protestuesit në çadër janë vizituar herë pas here nga kryedemokrati Basha dhe ish-kryeministri Berisha.
Basha tha se nga protesta do të largohen vetëm kur të realizohet qëllimi i opozitës. Edhe Berisha tha se opozita nuk mund të tërhiqet nga kjo betejë, pasi do të ishte dështim i saj.
Sakaq PD një ditë më parë deklaroi edhe vendimin për të bojkotuar punimet e Kuvendit, duke u shprehur se parlamenti i vërtetë është çadra e lirisë.