Dita e Talasemisë, Presidenti Meta: Dhuroni gjak, shpëtoni një jetë

632
Presidenti Ilir Meta duke dhuruar gjak në Diten Botërore të Talasemisë

Në kuadër të 8 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe stafi i Presidencës, kanë dhuruar gjak për personat që vuajnë nga talasemia.
Pasi doli nga qendra e dhurimit të gjakut, kreu i Shtetit ka apeluar për dhurim gjaku, pasi siç tha ai, çdokush që dhuron gjak shpëton një jetë.
“Të dhurojmë gjak, si akt humanizmi e solidariteti për personat që kanë më shumë nevojë për të. Të gjithë së bashku të mposhtim indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë. Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë veçanërisht vullnetarizmin në dhurimin e gjakut. Të motivojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe vecanërisht të rinjtë për dhurimin e gjakut. Të bëhen përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e trajtimit të pacientëve me talasemi. Shoqëria më pranë fëmijëve me talasemi”- u shpreh në apelin e tij, Presidenti Ilir Meta.
Në kuadër të Ditës Botërore, Presidenti Meta i akordoi Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë titullin “Për merita të veçanta civile”.


Sigal