Dita e rinisë, Basha: Kur të gjithë bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal

642
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Ditën e Rinisë përmes një mesazhi përmes të cilit thotë se kur të rinjtë bëhen bashkë, ata ndryshojnë botën.
Basha shkruan se Partia Demokratike, e cila lindi bashkë me lirinë politike në dhjetor 1990, do të jetë përherë në ballë të përpjekjeve për liri e demokraci.
“8 dhjetori 1990 është një ditë e madhe jo vetëm sepse atë ditë u rrëzua diktatura, por edhe sepse ajo tregoi forcën e njerëzve të bashkuar për liri dhe dinjitet njerëzor. Kur të rinjtë bëhen bashkë, ata ndryshojnë botën. Kur ne të gjithë bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për atë forcë, atë idealizëm, atë kurajë kundër të keqes. Partia Demokratike, e cila lindi bashkë me lirinë politike në dhjetor 1990, do të jetë përherë në ballë të përpjekjeve për liri e demokraci. Gëzuar 8 dhjetorin!”, shkruan Basha.
Sigal